Radora
DICOM Viewer & Reporting

Lexo më shpejt. Raporto më mirë.

Shikues DICOM për Windows, i krijuar nga një radiolog për radiologë. Lexoni MRI, CT dhe radiografi dhe shkruani raportin në gjuhën tuaj, në shabllonin tuaj, në të njëjtin program.

Lansimi: dhjetor 2026

Më njoftoni në lansim Shiko veçoritë

Gjithçka që ju duhet në tavolinën e leximit

I shpejtë, punon pa internet dhe është i ndërtuar sipas mënyrës si punon radiologu në praktikë.

Shikues DICOM i plotë

MRI, CT, RTG dhe ultrazë nga CD, dosje ose arkiv. Window/level, zoom, matje, kënde dhe sinkronizim i serive.

MPR

Rindërtime aksiale, koronale dhe sagitale me plane të pjerrëta, për të parë strukturën aty ku shihet më mirë.

Raportim në gjuhën tuaj

Shabllonet tuaja me Teknika, Raporti dhe Përfundim. Raporti del gati për Word, pa kopjim nga programet e tjera.

Atlas anatomik në prerje

Atlasi hapet pranë studimit dhe ju tregon emrin e strukturës mbi të cilën qëndron miu. Emrat janë në latinisht, shqip ose anglisht.

Kontrolli i raportit

Para se ta mbyllni raportin, Radora ju paralajmëron për anën (majtas/djathtas), përfundimin që mungon dhe mospërputhjet.

Offline dhe privat

Të dhënat e pacientëve mbeten në kompjuterin tuaj. Licenca aktivizohet pa llogari në cloud.

Raporti, ashtu si e shkruani ju

Radora nuk ju detyron të përdorni shabllonin e dikujt tjetër. Ju vendosni strukturën, fjalët dhe stilin.

  • Shabllone personale për çdo regjion dhe modalitet
  • Teknika e plotësuar nga të dhënat e studimit
  • Gjetjet kryesore me bold dhe Përfundim i shkurtër
  • Raporti i mëparshëm i pacientit, gjithmonë pranë
  • Eksport në Word me formatin tuaj
MRI e gjurit të djathtë
Teknika:
Ekzaminimi është realizuar në sekuencat PD FS në tri plane dhe T1 sagitale.
Raporti:
Vërehet sinjal linear i rritur në cornu posterior të meniskut medial që arrin sipërfaqen artikulare inferiore. Ligamentet kryqëzore dhe kolaterale janë me integritet të ruajtur…
Përfundim:
Rupturë e cornu posterior të meniskut medial. Effuzion sinovial.

Atlasi që qëndron pranë studimit tuaj

E lidhni atlasin me studimin dhe ai lëviz bashkë me prerjet. Fillojmë me trupin, trurin dhe gjurin, dhe vazhdojmë me supin dhe kyçin e këmbës.

Meniscus medialis Studimi
  • Emrat latinisht sipas Terminologia Anatomica, me shqip dhe anglisht sipas zgjedhjes
  • Lidhja me studimin me një klik
  • Ana e djathtë dhe e majtë pasqyrohen automatikisht
  • Paketa të reja të atlasit instalohen brenda programit

Na kontaktoni

Jeni klinikë private, qendër diagnostike apo radiolog? Shkruani-na dhe do t'ju njoftojmë kur të dalë versioni i parë.

Informata të përgjithshme[email protected]
Licenca dhe çmimet[email protected]